Më herët gjatë ditës gazetari Artan Hoxha bëri një status ku denonconte kultivimin e kanabisit gjatë vitit. Më pas të njëjtën gjë bëri dhe PD. Megjithatë, gazetari ka një “këshillë” për denoncimet e bëra nga Partia Demokratike.
Hoxha shpjegon se ai shkon vetë në vend, për t’i verifikuar parcelat, ndërsa “kur këto parcela t’i nisin me foto”bën vaki dhe te fusin ne qorrsokak”.
Përshembull, foto që thuhet se është bërë në Kukës, shton më tej gazetari, “vështire se në klimën dhe terrenin e Kukësit, kanabisi të jetë bërë gati për t’u korrur në mes të korrikut?”
Lexo edhe: VIDEO/ Mes pyjeve, Artan Hoxha tregon “skifterin” që zbuloi arat me hashash në jug
“Në jug dhe Shqipërinë e Mesme, edhe pse klima është shumë më e favorshme, e ngrohtë dhe ku historikisht mbjellja bëhet më parë se në veri, apo zonat malore, ende nuk kam parë parcela me këtë madhësi bime, gati për te vjele prodhimin e ri,” shton më tej Artan Hoxha.
Postimi i plotë:
Pak me shume se 2 ore, pasi publikova nje status, ku denoncoja kultivimin e kanabisit gjate ketij viti, nga zyrat e PD-se u publikuan disa foto ku denoncoheshin parcela te mbjella me kanabis ne disa rrethe te vendit.
Mire, shume mire.
Me pelqen sfida dhe sigurisht medias, gjithnje i duhen aleate per te luftuar te keqen.
Vetem pak kujdes me fotot, sepse une shkoj vet ne vend, per te filmuar dhe verifikuar parcelat. Ndersa, kur ti nisin me foto, ben vaki dhe te fusin ne qorrsokak…
Pershembull, foto qe thuhet se eshte bere ne Kukes, veshtire se ne klimen dhe terrenin e Kukesit, kanabisi te jete bere gati per tu korrur ne mes te korrikut?!!!
E kam qarkuar territorin ne jug, jug-lindje, Shqiperine e Mesme, malesite e Krujes dhe mbrapa Dajtit.
Ne jug dhe Shqiperine e Mesme, edhe pse klima eshte shume me e favorshme, e ngrohte dhe ku historikisht mbjellja behet me pare se ne veri, apo zonat malore, ende nuk kam pare parcela me kete madhesi bime, gati per te vjele prodhimin e ri…
Kampionati vazhdon…