Brazili është një nga vendet që po përballet me shifra të larta të rasteve të prekura dhe personave që humbin jetën nga koronavirusi.
Deri më tani në Brazil janë konfirmuar më shumë se dy milion raste. Shifrat kanë vijuar të rriten me ritme të shpejta.
Brazili mbetet vendi i dytë më i prekur pas SHBA. Më shumë se 74,000 njerëz kanë humbur jetën nga virusi.
Po ashtu edhe India ka shënuar një rritje të lartë të infeksioneve të reja me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë në Indi ka konfirmuar më shumë se 34,000 infeksione të reja në 24 orët e fundit.
Ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 25,000.

