Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, i ka tërhequr vëmendjen deputetëve të cilët gjatë seancës së sotme nuk kanë mbajtur maska sipas vendimit më të fundit që ka marrë qeveria për mbajtjen e detyrueshme të tyre në ambiente të mbyllura.
Hysi u kujtoi deputetëve se institucioni i Kuvendit rrezikon të gjobitet me 7 milion lekë të reja për këtë gjë.
“Ruani qetësinë, mbajtja e maskave dhe deputetët dhe deputetet të cilët nuk kanë vendosur maskën, Ju lutem vendosni maskën, është detyrim ligjor me vendim qeverie. Në këtë rast dënoheni ju si deputetë por dënohet edhe institucioni dhe institucioni nuk do paguajë 7 milion lekë të reja për kapriçot e njërit ose tjetrit prej nesh apo për neglizhencë. Duhet të jemi modeli më i mirë për këdo sot që po përballet me këtë pandemi. Në respekt të jetës por edhe të gjithë atij stafi që është në linjën e parë”, deklaroi Hysi./abcnews.al.