Deputeti opozitës parlamentare Halit Valteri në fjalën e sotme në Kuvend u ndal edhe tek çështja e të përndjekurve politikë.
Valtiri u shpreh me kritika për aktorët politik që sipas tij nuk kanë drejtuar sytë tek kjo situatë.
Duke akuzuar edhe Partinë Demokratike ai tha: “PD si kurrë më parë është bërë gjenerator i mashtrimit. Të gjithë gënjejnë, askush nuk ndjen përgjegjësi morale, as PD, as Berisha, Luli jo e jo”.
Pjesë nga fjala në Kuvend:
Valteri: PD ishte shpresa me madhe, por nga ajo që shohim këta janë të frikshëm. Jo vetëm shqiptari i thjeshtë duket i pafuqishëm përballë tyre. Janë mësuar këto 30 vjet se nga mania që kanë për pushtetin, duhet derdhur edhe gjak. Njeriun që vjen nga shtresa e të përndjekurve politik janë mësuar ta përulin. Por ata kanë qenë aty edhe kur i kanë braktisur apo vrarë.
Lexo edhe: Valteri: Situata në spitale e rënduar, testime në çdo qendër shëndetësore
Por nuk mund të shkojnë pas Ramës, Xhafës apo atyre që përfaqësojnë Partinë e Punës të Shqipërisë. PD si kurrë më parë është bërë gjenerator i mashtrimit. Të gjithë gënjejnë, askush nuk ndjen përgjegjësi morale në PD, as Berisha, Luli jo e jo.
Rreth 3 mijë ish-sigurimsa të punësuar në administratën shtetërore. Për 28 vite jeni tallur me këtë shtresë shoqërorë që nuk e meritonte këtë tradhti. Në 28 vite demokraci funksionale nuk kemi dëgjuar asnjë rast kërkim falje.