Duket se vitet për Mariah Carey janë thjesht numra. Edhe pse është 50-vjeçe, këngëtarja me famë botërore duket më në formë se kurrë. Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto së bashku me vajzën e saj.
Diva e muzikës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pasi shfaqet me një look krejt ndryshe, me flokët kaçurela që e bëjnë këngëtaren të duket dhe më e re në moshë.
Kujtojmë që këngëtarja po përgatit një libër biografik të titulluar “The meaning of Mariah Carey”, e cila ka bërë me dije se do të publikohet në fund të shtatorit.
“M’u desh një jetë për të marrë guximin dhe qartësinë për të shkruar kujtimet e mia. Dua të tregoj momentet që kam kaluar, uljet dhe ngritjet, triumfet dhe traumat, debutimet dhe ëndrrat, që kontribuan për personin që jam sot.“, tha këngëtarja. /abcnews.al/