Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Anëtarësimi në BE është prioriteti i prioriteteve tona”/ Peleshi: Më 28 shtator mbahet Konferenca Ndërparlamentare

schedule10:37 - 21 Shtator, 2026

schedule 10:37 - 21 Shtator, 2026

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, kryeparlamentari Niko Peleshi tha se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet prioriteti kryesor i vendit midis sfidave gjeopolitike.

Ai nënvizoi se fokusi tashmë po zhvendoset nga miratimi i ligjeve te zbatimi i tyre efektiv, me qëllim që reformat t’i shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve dhe biznesit.

Peleshi konfirmoi se Kuvendi po garanton transparencë të plotë në çdo angazhim negociues dhe do të trajtojë me përparësi të gjitha projektligjet me standarde europiane.

Gjithashtu, ai njoftoi se më 28 shtator Tirana do të mirëpresë Konferencën Ndërparlamentare mbi Agjendën Strategjike të Zgjerimit me pjesëmarrjen e vendeve kandidate.

“Kjo mbledhje mbahet në një kontekst të rëndësishëm. Nga njëra anë kemi procesin e integrimit në BE dhe nga ana tjetër konteksti gjeopolitik, paqja në rajon dhe më gjerë në kontinent. Përballë këtyre sfidave, pusulla e Shqipërisë mbetet e pandryshueshme, anëtarësimi në BE dhe prioriteti i partisë sonë.

Viti 2026 shënoi një vit të suksesshëm për ambicien tonë. Fokusi po zhvendoset nga miratimi i ligjeve te zbatimi i tyre. Angazhimi janë faktorët që mbajnë të ndezur dritën në fund të tunelit të anëtarësimit. Kuvendi i Shqipërisë është plotësisht i vetëdijshëm dhe i angazhuar për funksionin e tij në anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është prioriteti i prioriteteve tona.

Ne këtu në Kuvendin e Shqipërisë nuk blihem shpesh herë dakord, por jemi dakord se për Shqipërinë dielli lind nga Perëndimi. Nëpërmjet tryezave të konsultimit publik, ne po sigurojmë që reformat të lidhen me interesat e biznesit dhe nevojat e qytetarëve. Kuvendi do të shqyrtojë me përparësi ligjet që lidhen me standardet e BE.

Çdo angazhim i marrë në tryezën e negociatave të jetë transparent. Jemi përgatitur se si Shqipëria të jetë një vend i Bashkimit Europian. Në datën 28 shtator do të organizojmë në Tiranë Konferencën Ndërparlamentare Agjenda Strategjike e Zgjerimit në BE dhe Anëtarësimi i Shqipërisë, i cili do të mbledhë parlamente të vendeve kandidate”, tha Peleshi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!