Këtë të hënë u mbajt Takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian.
Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio tha se procesi i negociatave që po zhvillon Shqipëria, është spektakolar.
Tarquinio u shpreh se reformat e kryera duhet të vihen në zbatim.
“Ndodhem këtu edhe një herë si kryetar i delegacionit të PE që përbëhet nga shumë deputetë të PE. Përfaqësojmë 3 grupe politike madhore në PE. Kjo tregon interesin tonë të lartë për të kontribuar. Ne si PE, bashkëpunojmë me Kuvendin tuaj në rrugën e anëtarësimit në BE. Në këtë takim të rëndësishëm, pamë marrëdhëniet e forta mes atyre që kanë të tyre për të përfaqësuar për të parë këtë rrugëtim politik. PE e di shumë mirë rolin që duhet të luajë, por edhe rolin e Kuvendit e Shqipërisë, në procesin e zgjerimit. Jeni demokraci e re, e fortë, e gjallë. Nga Brukseli, nga Strasburgu, po ndjekim me vëmendje gjithçka që po ndodh këtu. Ka për të qenë moment themelor i shkëmbimeve të thella. Dua të falenderoj bashkëkryetarin, zotin Balla. Qytetarët tuaj presin përgjigje për këto. Ajo që po ndodh në Shqipëri është spektakolare, procesi i negocimit të kapitujve.
Gjatë punimeve, do konfirmojmë faktet se do duhet të miratohen reformat, por edhe të vihen në zbatim në terren. E di që mes mazhorancës dhe opozitës ka debate, i di, por duhet të vazhdohet me punën, të ketë klimë më të qetë. Duhet të shohim edhe veten, kur zgjerohet BE, duhet të shohim edhe disa çështje rreth vetes. A do ketë apo jo një objekt turistik në këtë vend të bukur dhe të rëndësishëm, unë them se do mbajmë vesh me vëmendje për gjithçka që do thuhet. Shpresojmë se do jetë produktive”, theksoi ai./abcnews.al

