Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në luftën kundër krimit nuk ka vend për pushim”/ Demo: Digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

schedule09:48 - 21 Shtator, 2026

schedule 09:48 - 21 Shtator, 2026

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka bërë gjatë ceremonisë së hapjes së Konferencës së 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter.

Sipas Demos, në luftën kundër krimit nuk ka vend për pushim dhe vetëkënaqësi.

Demo shtoi se prioritet është digjitalizimi i Policisë së Shtetit.

“Në luftën kundër krimit nuk ka vend për pushim dhe vetëkënaqësi. Duhet të bëjmë edhe më shumë, edhe më mirë. Policia e Shtetit, Prokuroria, SPAK, institucionet e drejtësisë janë pjesë e një arkitekture bashkëpunimi. Uroj të vendosim një gur të mëtejshëm themeli në këtë takim. Eksperienca e FBI-së ka një vlerë të pazëvendësueshme. Rritja e kapaciteteve tona është prioritet. Digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet. Ky vit shënon 10 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, shumë është bërë gjatë këtyre viteve, por kemi ende rrugë përpara.

Do doja t’ju uroja punime të mbara dhe qëndrim të këndshëm në Shqipëri. Kjo është hera e parë që shfaqem si ministër i Brendshëm në Shqipëri, mezi pres të forcojmë më shumë partneritetin.

Partneriteti ndërkombëtar, domosdoshmëri. Në 5 vite është pesëfishuar, 100 operacione vitin e fundit bashkë me Europol e Interpol”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!