Deputeti Myslym Murrizi këtë të hënë ka deklaruar se opozita parlamentare është pro listave të hapura.
Murrizi përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se listat e hapura kërkohen nga mbi 85% e qytetarëve shqiptarë.
Ndër të tjera deputeti në reagimin e tij thekson listat e hapura nuk pengojnë por kufizojnë praktikisht koalicionet zgjedhore, ndërsa shtoi se do të votojë pro rekomandimeve të OSBE/OHDIR për reformën zgjedhore.
Reagimi i plotë
Kushtetuta qe sot kemi ne fuqi eshte miratuar ne vitin 1998 ne menyre te njeaneshme sepse PD ju beri thirrje votueseve te saj te mos mernin pjese ne votim dhe rezultati ishte me letra 51% por ne fakt askush nuk e di.
Kjo kushtetute u ndryshua me 21 prill 2008 nga dy individ pa u konsultuar me askend dhe dy parti parlamentare ( l s i dhe p d k) u futen ne greve urie brenda ne parlament.
Sot ndryshimet kushtetuese jane propozim i 28 deputeteve dhe kane ne thelbin e saj listat e hapura.
Listat e hapura kerohen nga mbi 85% e qytetareve shqiptare.
Deputetet e opozites kane mundesuar ligjerisht plotesimin e kerkeses te shumices derrmuese te Shqiptareve sepse qysh nga viti 2008 kjo e drejte qe qytetaret te vendosin me referendium eshte mohuar.
Listat e hapura nuk pengojne por kufizojne praktikisht koalicionet zgjedhore.
Kerkesa e mbi 85% te Shqiptareve per lista te hapura eshte shume me legjitime se halli i Rames, Bashes per rrokade karrikesh ku njeri i leron karriken tjetrit.
Çdo “ ulerime” sorrash te kujdo tufe qofshin se nuk quhet asnje ligj i rregullt nese nuk behet nga çakenjt apo lakenjt qe duan pushtet me pazare per te kembyer karriket me njeri tjetrin, pa votat e shqiptareve eshte nje melodi bajate i korit te spurdhjakeve qe tremben nga vota e qytetareve.
Ne do te votojme pro listave te hapura dhe pro rrekomandimeve te osbe odihrit
Çdo pazar tjeter qe fshihet pas “ uleritjeve” fallco te njeres tufe pasi ka mare sinjal nga tufa tjeter, nuk do ta kete voten tone
Parti fantazma qe mbajne vulen ne xhep dhe kanidojne prej 25 vitesh ne kurriz te PD dhe PS per pergjegjes komunalje dhe jo per deputet, ta harrojne qe do te vazhdojne te mburren se terheqin karrocen duke qendruar ne vithe te kalit. Boll më me deputet te emeruar nga kryetaret dhe me pseudo-deputet te partive qe prej 9 pale zgjedhjesh politike, marin shume më pak vota sa çkane depozituar firma kur jane krijuar./abcnews.al