Chelsea “pa frena”, ofron 100 milion euro për yllin e Atletico Madrid

schedule20:56 - 12 Korrik, 2020

schedule 20:56 - 12 Korrik, 2020

Chelsea pagoi 80 milion euro tek Athletic Bilbao verën e vitit 2018 dhe siguroi shërbimet e Kepa Arrizabalaga. Spanjolli u bë portieri më i shtrenjtë në botë, por nuk ia ka dalë të shpërblejë aspak investimin e madh të “Bluve të Londrës”.

Frank Lampard nuk beson më te 25-vjeçari dhe po tenton një prej portierëve më të mirë në planet. Mediet spanjolle raportojnë se objektivi i madh i klubit londinez është Jan Oblak, “gardiani” i Atletico Madrid.

 

Jan Oblak

Slloveni është një siguri mes shtyllave dhe Chelsea është gati të ofrojë 100 milion euro për shërbimet e tij. Një ofertë që vështirë të refuzohet nga “Colchoneros” dhe që do e kthente 27-vjeçarin ballkanas në portierin më të shtrenjtë në histori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!