Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një bombol oksigjeni shpërtheu në një autoambulancë në jug të Pakistanit.
Ngjarja ndodhi mbrëmë vonë, në një spital lokal në rrethin Tharparkar të provincës Sindh, në jug të vendit, ndërsa personeli spitalor po përgatitej për transferimin e pacientëve.
Punonjësit po lidhnin një bombol oksigjeni brenda autoambulancës kur ajo shpërtheu, duke bërë që automjeti të përfshihej nga flakët.
Mes viktimave kishte pacientë dhe pjesëtarë të personelit spitalor, ndërkohë pesë persona të tjerë gjithashtu pësuan djegie të rënda.
Autoritetet kanë nisur një hetim për aksidentin.


