Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë në Spanjë nën hetim pas përplasjes vdekjeprurëse

schedule10:03 - 29 Tetor, 2026

schedule 10:03 - 29 Tetor, 2026

Rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë në Spanjë është vënë nën vëzhgim pas një përplasjeje vdekjeprurëse, ku të paktën 68 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Regjistrimet audio të publikuara, të siguruara nga transmetuesi RTVE, tregojnë se kontrollorët e “Adif”-it, operatorit shtetëror të menaxhimit të hekurudhave, e udhëzuan drejtuesin e trenit në lëvizje që të shkëpuste sistemin e sigurisë LZB, i cili kishte pësuar defekt dhe të vazhdonte udhëtimin me shpejtësi deri në 200 km/h.

“Shkëputeni dhe rilidheni sistemin LZB dhe vazhdoni udhëtimin nën mbrojtjen e sistemit BSL, me shpejtësi normale”, i thanë kontrollorët drejtuesit të trenit në orën 8:36 me kohën lokale. Disa minuta më vonë, drejtuesi i trenit të kompanisë Iryo raportoi se nuk mund të vazhdonte lëvizjen. “Kam humbur transmetimin dhe jam ndalur te sinjali hyrës i ‘Urda’-s”, thanë drejtuesi i trenit.



Derisa qeveria përmendi gabimin njerëzor si shkak të lejimit të hyrjes së një treni në një binar të zënë, RTVE duke iu referuar burimeve kundërshtoi kronologjinë e ngjarjeve, duke raportuar se trenit Iryo nuk i ishte dhënë leja për të vazhduar lëvizjen para përplasjes.

Përplasja mes trenit në lëvizje dhe trenit të ndalur ndodhi në Spanjën qendrore, rreth 140 kilometra në jug të Madridit, në segmentin mes Mora-s dhe Orgaz-it. Treni që udhëtonte nga Madridi drejt Seviljes u përplas me trenin e ndalur të kompanisë Iryo, duke bërë që disa vagonë të rrëshqisnin poshtë një shpati.

Treni “Iryo”, i cili transportonte 147 pasagjerë, ishte ndalur në shina për shkak të një defekti në sistemin kompjuterik. Ministri i Transportit, Oscar Puente përmendi defektin e sistemit dhe gabimin njerëzor si faktor të mundshëm të aksidentit.

Të mbijetuarit përshkruan skena tronditëse, duke treguar se ishin hedhur në ajër nga përplasja, kishin mbetur të bllokuar në rrënojat e trenit dhe kishin thyer dritaret për të shpëtuar. Kjo tragjedi nxjerr në pah dobësitë e linjës Madrid-Sevilje, e inauguruar në vitin 1992, e cila ende mbështetet në sistemin më të vjetër LZB, në vend të teknologjisë moderne evropiane të sigurisë për menaxhimin e trafikut hekurudhor (ERTMS).

Ky është aksidenti i dytë vdekjeprurës në këtë linjë brenda nëntë muajve, pas një aksidenti në janar pranë qytetit Kordoba, ku humbën jetën 46 persona.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!