Në 24 orët e fundit në SHBA janë raportuar 945 vdekje nga koronavirusi duke e çuar në total numrin e vdekjeve në 1356.869.
SHBA vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga COVID-19.
Gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar një numër rekord të rasteve të reja të koronavirusit.
New York-u është shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, me gjithsej 425.072 raste të konfirmuara dhe 32.343 vdekje.
Që nga shpërthimi i pandemisë në SHBA janë kryer rreth 40.1 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga ky virus është rreth 1.426.000.


