Ndryshimet në sistemin zgjedhor, ndërkombëtarët: Nuk kemi preferenca, drejtojuni “Venecias”

schedule13:32 - 7 Korrik, 2020

schedule 13:32 - 7 Korrik, 2020

Ndërkombëtarët që operojnë në Shqipëri preferuan të qëndrojnë neutral në kërkesën e opozitës parlamentare për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Përfaqësues i OSBE-së në Tiranë, Florian Hobdari kërkoi prej Kuvendit që t’i referohet dokumenteve zyrtare të insitucionit.

Organizata e OSBE-së  nuk ka një preferencë për sisemin nga ana e një shteti pjesmarrës. ODIR nuk nxjerr rekomandime në lidhje me ndryshimin apo modifikimin e shtetit ligjor”, është shpehur Hobdari.

Një qëndrim i tillë nuk u mirëprit nga Myslim Murrizi, që nxorri nga arkiva një propozim i OSBE-së të vitit 2008.

 “Në rekomandimet që OSBE i ka drejtuar osbe, në 2008, i ka rekomanudra që sistemi më i mirë i mundëshm në shëipëri është sistemi me lista të hapura”, ka thënë Murrizi.

Megjithatë, përfaqësuesi i OSBE–së në tryezën e diskutimeve në Kuvend, theksoi rëndësinë e afateve kohore për nisma që prekin Kushtetuitën.

 “Ky proces sipas praktivave më të mria ndërkombëtare, dukt të nis të pakëtn përpara zgjedhjeve të radhës dhe duhet të jetë gjithë përfshirës dhe transparent”, ka thënë ndër të tjera.

Edhe Zyra e këshillit të europës në shqipëri nuk shprehu opinionin mbi sisemtin me të mire zgjedhor për vendin. Përfaqësuesi i kësaj Zyre i sugjeroi Kuvendit ti drejtohet Komisionit të Venecias.

Ne si zyrë nuk mund të japim një konkluzion, është kompetencë e komisionti të venecias që për fat të keq ka një procedurë tjetër, nerr më shumë kohë”, shprehu Dekovi.

 “Çoji një mesazh Sorekës, nuk ka ndonjë punë tjetër..? Këtu është komisioni i vneeicaas, ka 6 muaj që fle tek rogneri”, tha Murrizi.

I ftuar në tryezë diskutimi ishte dhe delegacioni i BE-së në Tiranë por nuk mori pjesë. Nga institucionet e vendit, ishte Erinda Ballanca, Avokate e Popullit e cila u shpreh vetëm kundër pragut 5 përqind. Sipas saj kjo pamundëson hyrjen në Parlament të partive të reja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!