Manchester City është fokusuar totalisht te Champions League, kompeticion që nuk është fituar kurrë nga klubi anglez. Djemtë e Pep Guardiolës kanë fituar ndeshjen e parë jashtë shtëpie (1-2) të raundit të 1/8 ndaj Real Madrid dhe janë afër kualifikimit në çerekfinale.
Të dielën u zhvilluar ndeshja e radhës në kampionat dhe City u mposht 1-0 në fushën e Southampton. Një ndeshje pa rëndësi, por që vendosi një rekord negativ në karrierën e trajneri spanjoll. Kundër “Shenjtorëve” u regjistrua humbja e tretë radhazi jashtë fushe në kampionat.
City humbi 2-0 derbin e qytetit ndaj United në “Old Trafford (8 mars), më pas erdhi disfata 2-1 në “Stamford Bridge” ndaj Chelsea (25 qershor) dhe e treta kundër Southampton. Diçka e tillë nuk i kishte ndodhur më parë Guardiolës te stoli i Barcelonës, Bayern Munchen dhe Manchester City. /abcnews.al
3 – Pep Guardiola has lost three consecutive away league games for the first time in his managerial career. Uncharted. #SOUMCI pic.twitter.com/d8yV6DpnTX
— OptaJoe (@OptaJoe) July 5, 2020