Zvarritja e punimeve në aksin Korçë – Ersekë, protestojnë banorët

schedule14:18 - 12 Prill, 2018

schedule 14:18 - 12 Prill, 2018

Banorët dhe tregtarët që jetojnë dhe ushtrojnë aktivitetin në dy anët e rrugës Korçë – Ersekë kanë protestuar. Shkak është zvarritja e punimeve dhe pasojat që nga ndotja deri tek dëmtimet e kanaleve të zeza.

Ndërtimi i rrugës nacionale Korçë – Ersekë ka hyrë në vitin e pestë, por përfundimi i saj, duket larg.

Zvarritja dhe ritmi i ulët i punimeve në segmentin në hyrje të Korçës, ka nxjerrë në protestë banorët e zonës ku kalon rruga.

Jo vetëm banorët, por edhe bizneset e pozicionuara në të dyja anët e aksit në ndërtim, ankohen për nivelin e lartë të ndotjes nga pluhuri, pasi subjekti zbatues nuk respekton kriteret mjedisore.

“Kaluam dimrin në baltë, në gropa, tani erdhi behari po kalojmë pluhurin”.

“Ne na hyn pluhuri nëpër dhoma”.

“Edhe ujërat e zeza të tëra, kemi 10 vjet me këtë punë”.

Punimet kanë dëmtuar edhe kanalizimet e ujërave të zeza, të kesaj lagjeje informale duke bërë që ato të vërshojnë në rrugë.

Ndërsa mungesa e sinjalistikës, është një tjetër problematike, që shton rrezikun e aksidenteve, sidomos gjatë mbrëmjes.

Asnjë prej banorëe, pronat e të cileëve preken nga ndërtimi i segmentit në hyrje të Korçës nuk është shpronësuar, edhe pse punimet vijojnë prej 8 muajsh. /abcnews.al