Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermania kthehet “e madhe”/ Fitorja e parë për Klopp, 2-0 dhe dominim total ndaj Serbisë

schedule12:45 - 2 Tetor, 2026

schedule 12:45 - 2 Tetor, 2026

Gjermania siguroi fitoren e saj të parë në Ligën e Kombeve, duke kaluar 2-0 Serbinë me një paraqitje të shkëlqyer në “Allianz Arena”.

Suksesi i parë edhe për Jurgen Klopp në pankinën e “Panzerave”, që iu përgjigjën sipas mënyrës së tyre kritikave që shoqëruan humbjen  në shtëpi kundër Greqisë.

Të zotët e shtëpisë morën menjëherë sfidën në dorë, por pavarësisht rasteve të shumta për shënim do të gjenin epërsinë vetëm në minutën e 39-të.



Bavarezi Bischof shënoi në shtëpinë e tij, duke zhbllokuar edhe skuadrën nga presioni i rezultatit.

Diferenca në rezultat në pjesën e parë mund të ishte më e thellë, nëse Gjermania do të shfrytëzonte si dyhet shanset për shënim.

Pushimi I ndeshjes nuk e zbehu dominimin e të besuarve të Klopp, që në minutën e 61-të shënuan golin e dytë dhe të qetësisë me Florian Ëirtz.

Deri në fund, të zotët e shtëpisë provuan ta thellojnë më shumë rezultatin, por pa sukses.

Gjithsesi, kjo nuk e prishi festën e gjermanëve për fitoren dhe mbi të gjitha për paraqitjen e tyre.

Me këtë sukses të parë në Ligën e Kombeve, “Panzerat” numërojnë 4 pikë në vendin e tretë të grupit 2 në Ligën A, një më pak se Holanda dhe tre poshtë Greqisë që kryeson renditjen. Por kjo diferencë mund të ndryshojë në sfidën e ardhshme, pasi më katër tetor gjermanët do të luajnë në transfertë kundër helenëve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!