Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Karolinës Jugore, ku 10 persona janë qëluar me armë në një klub nate. Dy persona huMbën jetën dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur. Policia e ka përshkruar si konflikt mes bandave.
3-vjeçari Mykala Bell dhe 51-vjeçari Clarence Sterling Johnson u identifikuan si dy viktimat.
Ende nuk ka të dhëna të hollësishme për personat e plagosur dhe të dyshuarit, por një zyrtar policor tha se janë duke u kërkuar anëtarë të njohur të bandave dhe se incidenti ndoshta është i lidhur me dhunën mes grupeve kriminale. /abcnews.al