Vllaznia e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë kundër Luftëtarit në Gjirokastër, falë një goli të Silvio Junior në minutën e 40-të të sfidës. Shkodranët fitojnë një goditje dënimi në të djathtë të sulmit dhe topin në duar e merr Lika.
Krosimi i kapitenit shkodran me të majtën gjen të lirë kokën e Junior, me brazilianin që vetëm i jep udhë topit drejt rrjetës. Vllaznia në avantazh, ndërsa në pjesën e dytë, pritet që lufta sportive të jetë dhe më e ashpër./abcnews.al
https://streamable.com/swrnz8
Superiore, java 32
Luftëtari – Vllaznia 0-1
Junior 40′