Pak minuta na ndajnë nga fillimi i garës së parë të sezonit të ri në Formula 1. Sot zhvillohet Çmimi i Madh i Austrisë (15:10) në pistën e Zeltweg. Mercedesi dominoi provat zyrtare të ditës së djeshme dhe regjistroi dy kohët më të shpejta.
I pari do të niset Valeri Bottas dhe pas finlandezit Lewis Hamilton, gjashtë herë kampioni i botës. Ferrari nuk u paraqit siç pritej dhe dyshja Charles Leclerc&Sebastian Vettel do të nisen nga pozicioni i shtatë dhe i 11-të. Gjithsesi, një ndryshim është bëra para nisjes së garës. Redbull protestoi në lidhje me Hamilton.
Kampioni britanik nuk uli shpejtësinë në momentin që doli flamuri i verdhë, kur shoku i skuadrës Valeri Bottas doli jashtë pistës në provat e djeshme. Kjo ka ndikuar që komisarët e pistës të dënojnë Hamilton me tre pozicione, duke bërë që fenomeni i Mercedes të niset nga vendi i pestë. /abcnews.al
#F1 – Final Starting Grid of the #AustrianGP ?? ⬇️ pic.twitter.com/g6tsf6lwva
— FIA (@fia) July 5, 2020