“Kishin pirë shumë birra”, Guardiola ngacmon Liverpoolin pas “pokerit”

schedule13:35 - 3 Korrik, 2020

schedule 13:35 - 3 Korrik, 2020

Liverpool tashmë janë kampionët e Premier League dhe më në fund i dhanë fund pritjes 30-vjeçare. Ndeshja e parë e “The Reds” si kampionë ishte pikërisht kundër Manchester City. “Qytetarët”i bënë një pritje madhështore në fillim të takimit, por më pas i mundën me rezulatatin e thellë 4-0.

Trajneri i City, Pep Guardiola, përgëzoi Liverpoolin si dhe nuk i kurseu shakatë pas sfidës. “Mendoj se kanë pirë shumë birra javën e fundit, por sonte ata nuk ishin të pirë. Prandaj dua t’i përgëzoj djemtë e mi për performancën e sotme”, deklaroi spanjolli për mikrofonat e “Sky Sports”.

”Pashë një ekip shumë të fokusuar në fushë, me një dëshirë dhe energji për ta fituar takimin. Këtë gjë e vura re që në minutën e parë, ku ne po luanim shumë mirë.

Ceromoninë e nderimit ata e meritonin sepse kanë punuar shumë dhe nuk janë padashje kampionët e Europës dhe të Premier League”, mbylli Guardiola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!