Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbin jetën nga koronavirusi 3 persona, shkon në 69 numri i viktimave

schedule10:50 - 2 Korrik, 2020

schedule 10:50 - 2 Korrik, 2020

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 82 raste të reja me koronavirus. Kështu, në total numri i të infektuarve në vend rritet në 2, 662.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi po ashtu se ditën e sotme kanë humbur jetë edhe 3 persona me Covid-19. Në total numri i viktimave rritet në 69.

Betejën me Covid-19 e ka humbur një 63-vjeçare nga Tirana, një 65-vjeçar po nga Tirana dhe një 60-vjeçar nga Elbasani. Për ta njoftohet se kanë pasur disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe e kanë humbur jetën në spitalin Infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Lexo edhe: 82 persona me koronavirus ditën e sotme, ku janë rastet pozitive

Sa i përket rasteve të reja, ato njoftohet të jenë konfirmuar: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

Ndërsa, raste aktive në vendin tonë mbeten 1,034.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1, 559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 387
Durrës 203
Shkodër 152
Vlorë 110
Fier 51
Lezhë 45
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Berat 8
Dibër 8
Gjirokastër 7 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!