Biznesi i vogël pritet të protestojë nesër në mesditë, duke mbyllur qepenat për 1 orë, për të kundërshtuar përfshirjen në detyrimin për deklarimin e TVSH. PD ka deklaruar se do të mbështesë këtë protestë.
Gjatë një mbledhje të grupit parlamentar demokrat, të zhvilluar në selinë blu pasditen e sotme, mësohet se është diskutuar për detajet se si deputetët e PD do të bashkohen me këtë protesë të bizneseve në kryeqytet. Nesër, deputetet demokratë do të bojkotojnë dhe punimet e komisioneve parlamentare për t’iu bashkëngjitur protestës së biznesit të vogël.
Raportohet se do të protestojnë bizneset në disa tregje si tregu çam, tregu te medreseja, tregu elektrik, tregu ushqimor, dyqanet tek rruga e Durrësit dhe në rrugën e Kavajës./abcnews.al