Votat maksimale shqiptare për “Topin e Artë” shkuan për Lamine Yamal, ndërsa fituesi i trofeut më të rëndësishëm individual të futbollit botëror, Harry Kane nuk u vlerësua as mes pesë më të mirëve. Kjo ishte zgjedhja e Besnik Dizdarit, gazetarit të njohur sportiv shqiptar, i akredituar nga “France Football” për të votuar.
Ai vendosi në vendin e parë me 15 pikë, talentin e Barcelonës. Zgjedhja e dytë me 12 pikë ishte për Rodri dhe e treta me 10 pikë për Ousmane Dembele.
Pesësja e parë e parë sipas votave të Besnik Dizdarit plotësohet me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
Për fituesin Harry Kane, gazetari shqiptar dha vetëm 4 pikë, duke e vendosur në vendin e shtatë të listës së tij, vetëm pas Lionel Messi.
Një votim shumë larg rezultatit final për “Topin e Artë 2026”, ku Harry Kane fitoi me 41 pikë ndaj Kylian Mbappe, ndërsa Lamine Yamal u rendit në vendin e tretë.
Kjo është herë e dytë në dhjetë edicionet e fundit të “Topit të Artë”, që vota shqiptare është larg rezultatit final. Në 2021, Dizdari I dha pikët maksimale Jorginho, ndërsa trofeu u fitua nga Lionel Messi.
Votimi për “Topin e Artë” bazohet mbi tre kritere: performance individuale, që përfshin impaktin e lojtarit në rezultatet e skuadrës me golat, asistimet dhe lojën e tij. Performanca kolektive për trofetë e fituar me klubin dhe kombëtaren, ndërsa kriteri I tretë lidhet me klasin dhe fair-play e secilit futbollist.
Pavarëisht këtyre piketave është e paevitushme simpatia personale e secilit prej gazetarëve sportivë nga 100 vende të botës sipas renditjes së FIFA.


