Analisti Arben Meçe komentoi në një bisedë në studion e Breaking News, në ABC News, incidentin mes protestuesve në bulevardin para kryeministrisë, ndërsa njëri prej protestuesve u dhunua pasi pranoi dialogun me kryeministrin.
Mece dënoi praninë e Prof. Dr në Universitetin e Tiranës, një militant i PD, sic e etiketoi ai, si edhe të kreut të sindikatës së pedagogëve.
“Ajo që më tërheq vëmendjen tani është prezenca në grupin e sulmit e një Prof. Dr në Universitetin e Tiranës, natyrisht është një militant i PD dhe në krah tij është edhe kreu i Sindikatës së pedagogëve. Reagimi i tyre absurd tregon filozofinë e gjithckaje aty.
Rasti ku pedagogu duhet të japë shembullin e një edukatori. Figura e pedagogut po pëdhoset, dhe prezenca e tyre në një akt kaq të poshtër, tregon filozofinë e marrëdhënies pedagog student”, u shpreh Meçe./abcnews.al


