Jurgen Klopp bëri një premtim dhe e mbajti, duke ngritur titullin kampion me Liverpool. Pa asnjë diskutim ai është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe më i dashuri për fansat e “The Reds”. Gjermani di si t’i bëjë për vete të gjithë.
Edhe Gary Neville është habitur me atë që Klopp ka bërë në Premier League, madje e pranon hapur se nuk e kishte besuar se do të ndodhte diçka e tillë. Kjo për shkak të fuqisë së klubeve të tjera për të bërë merkato të fuqishme.
Gary Neville: "When Jürgen Klopp arrived, I didn't think he could win the title with the spending power of Man City, Man Utd and Chelsea. But he's turned £30m players into £130m players. Other teams have turned £130m players into £30m players."
— Melissa Reddy (@MelissaReddy_) June 30, 2020
“Kur erdhi Jurgen Klopp, unë nuk mendoja se mund ta fitonte titullin kampion. Kjo për shkak të fuqisë që kanë për të shpenzuar klube si Manchester City, Manchester Unitd dhe Chelsea. Gjithsesi ai i ktheu lojtarët 30 milionë në 130 milionësh. Ekipet e tjera i kthyen lojtarët 130 milionë në 30 milionësh”, shprehet Neville. /abcnews.al

