Kapet gomonia e fuqishme në Vlorë, 37 të arrestuar për drogë në Itali dhe Shqipëri

schedule09:51 - 30 Qershor, 2020

schedule 09:51 - 30 Qershor, 2020

10 persona u arrestuan në Shqipëri në kuadër të një operacioni të madh anti-drogë në koordinim me autoritetet italiane.

Në total, janë arrestuar 37 persona, ndërsa u sekuestruan 3.5 ton drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë e vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë me vlerë 40 milionë euro.

Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije për abcnews.al se gjatë kontrolleve në Shqipëri në kuadër të këtij operacioni në zonën e Triportit në Vlorë është sekuestrua edhe një gomone me dy motorë të fuqishëm, e cila i përkiste këtij grupi kriminal.

Gomonia është kapur në njërën prej magazinave të grupit kriminal.

Operacioni vijon në Itali dhe autoritetet italiane janë duke kryer arrestime të reja. Pritet që në lidhje me këtë, autoritetet fqinje të dalin në një konferencë për shtyp në orën 12:00.

Veprimtaria e grupit kriminal ka nisur që në vitin 2015 ndërsa janë sekuestruar edhe prova materiale.

Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Leçe, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro. /abcnews.al