Vrasja e Billës, ish e dashura: E mora vesh nga telefoni, Sebastianin e gjeta duke qarë

schedule13:46 - 29 Qershor, 2020

schedule 13:46 - 29 Qershor, 2020

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur “arrest në burg” për Adjola Lakrën, vajzën që dyshohet se ka nxjerrë në “pritë” Hekuran Billën i cili u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit në fillim të muajit qershor, në një atentat te mirë-organizuar.

Tashmë është zbardhur dhe dëshmia që ajo ka dhënë rreth përfshirjes së saj në ngjarjen e rëndë të ndodhur tek Komuna e Parisit.

E reja është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka pranuar të jetë paguar për të nxjerrë në pritë Billën. Po ashtu, Lakra ka treguar se Sebastian Mali, me Instagramin e saj, i ka bërë ftesë Hekuran Billës.

Në dëshminë e saj, Adjola është shprehur:

“Me Sebastian Malin u lidha dy vite me pare, kur sapo kishim ardhur në Tiranë, ku jetoj me familjen. Në një parukeri u njoha me Lule Malin, mamane e Sebastian Malit. Pas kësaj, u lidha me Sebastian Malin. Një ditë, ai më mori telefonin, më tha dua të shoh diçka dhe kërkoi një llogari me emrin LaniBilla në Instagram, e më pas i bëri ftesë për miqësi. Unë e pyeta se kush është dhe ai më tha është “hasmi im”! Por më tha, mos ki merak se nuk jam budalla të të fus ty dhe familjen tënde në siklete. Me pas, personi me emrin Lani Billa e pranoi ftesën time, dhe ne filluam te flisnin online. Unë fillova ta pëlqej. Ai më tha se jetonte në Anvers, Belgjikë”.

Ndërsa, sa i përket natës së vrasjes, 26-vjeçarja është shprehur se “ditën e ngjarjes e lame të takoheshim në darkë”, tek vendi ku takoheshin gjithmonë.

Lexo edhe: “Nuk është paguar nga askush”, avokati i Adjola Lakrës: U la në burg prej opinionit publik

26-vjeçarja është shprehur se “ditën e ngjarjes e lame të takoheshim në darkë”, tek vendi ku takoheshin gjithmonë. Ajo ka shpjeguar se në orën 19:00 e ka marrë në telefon, Hekuran Billa, i cili i ka thënë se do të vonohej, pasi kishte punë në Durrës. Më pas ajo thotë se takimi u la për në orën 21:00.

“Në orën 20.00 e lame që do të takoheshim për një orë. Unë u nisa me makinën time, por rrugës kishte shumë trafik. Hapa telefonin dhe pashë çfarë kishte ndodhur, aty pashë që kishte ndodhur një vrasje”.

Pasi kishte ndodhur vrasja, Lakra ka treguar se pasi mori vesh ç’kishte ndodhur ishte kthyer në shtëpi dhe e kishte parkuar makinën në garazh.

“Aty pashë Sebastianin duke qarë dhe duke i rënë timonit me grushta,”  shton ajo.

Adjola Lakra ka thenë më tej, se ajo po qantë pasi mori vesh ngjarjen dhe ketë skenë e ka parë edhe e ëma e Sebastianit.

“Kur unë po qaja më pa Lulja, mamaja e Sebastianit dhe më pyeti se “çfarë ke?”, i thashë: Kanë vrarë Lanin!”.

Sa i përket celualrit me të cilin kishte folur me BIllën, vajza ka thëne se e kishte “thyer nga dëshpërimi.” /abcnews.al/