Qendra Shëndetësore Verore në Durrës është vendos në funksion të pushuesve të cilët do të frekuentojnë bregdetin këtë verë.
Por këtë vit për shkak të pandemisë së COVID-19 shqetësimi është edhe më i shtuar.
Gazetari Leonidha Musai tha për “ABC News” se qendrat shëndetësore funksionojnë më kapacitet të plotë.
Të hapura që nga 15 qershori, pritet të mbyllen me 15 shtator të cilat do të funksionojnë 24 orë për 7 ditë të javës.
Janë ngritur rreth 24 qendra shëndetësore në pikat turistike në vendin tonë, 12 prej të cilave janë të vendosura në vijën bregdetare, nga Kepi i Rodonit deri në afërsi të Spillesë në Kavajë.
Ndërkohë sa i përket kullave të vrojtimit duket se nuk janë marrë masa. Kjo është një situatë shqetësuese pasi janë raportuar viktima për shkak të mungesës së tyre./abcnews.al