Përgjatë rrugës që të çon në Morinë u ndeshëm me fluks të madh automjetesh. Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele kosovarët kanë harruar pandeminë dhe të shpenguar hynë në vendin tonë përmes pikës kufitare të Morinës, pasi nuk i rezistojnë dot rrezeve të dielli dhe bregdetit shqiptar.
Na ra në sy se brenda në një prej urbanëve nuk ruhej distanca dhe udhëtarët s’mbanin maska.
Një prej tyre shprehet: “Kurrëfarë frike s’kemi.”
E njëjta neglizhencë tek drejtuesit e automjeteve private dhe familjarët e tyre.
“Jam nga Peja, por jetoj në Belgjikë. Sot po shkoj në Shëngjin,” thotë një prej tyre.
Policia kufitare punoi me procedura të përshpejtuara me qëllim shmangien e radhëve në kufi dhe kosovarët kaluan me lehtësi. /abcnews.al/