Numri i personave të cilët kanë humbur jetën nga koronavirusi në SHBA ka shkuar në 126.823, prej të cilëve 2.515 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave të cilët kanë humbur jetën nga COVID-19.
Në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitiv me koronavirus në SHBA është rritur për 41.986, duke e çuar numrin në total në 2.505.909.
Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 414.274 raste të konfirmuara dhe 31.373 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të infektuarve e ka të regjistruar Brazili me 1.233.147 raste, Rusia me 620.794, ndërsa India me 491.992 raste.


