Pedro do të vazhdojë karrierën në Serie A. Sulmuesi i djathtë, të cilit i përfundon kontrata me Chelsea në 30 qershor, ka gjetur akordin me Romën. Sky Sports UK konfirmon marrëveshjen dhe zbulon detajet ekonomike, teksa lojtari do të kalojë te verdhekuqtë pasi të mbyllet sezoni i Premier League.
32-vjeçari do të firmosë një kontratë dy-vjeçare me opsion zgjatjen për një tjetër vit. 3 milion euro+bonuset do të jetë rroga e spanjollit, i cili ka fituar çdo trofe të mundshëm me klubet dhe kombëtaren (kampion Bote dhe Evrope me Spanjën).
Pesë vite kaloi Pedro te Chelsea dhe gjatë kësaj kohe shënoi 43 gola në 210 ndeshje të zhvilluara. Tani është gati për të provuar emocionet e Serie A, teksa trajneri Fonseca është i lumtur për faktin që do të ketë në dispozicion një lojtar fitues dhe plot eksperiencë. /abcnews.al