Koronavirusi ka prekur në masë klubet e futbollit në Rusi. Ditën e sotme janë konfirmuar 8 persona të tjerë të infektuar me COVID-19. FC Orenburg ka dalë me deklaratë dhe bën me dije se 6 futbollistë dhe 2 pjesëtarë të stafit janë testuar dhe kanë dalë pozitivë.
Kjo situatë ndodh dy ditë para ndeshjes që FC Orenburg ka me skuadrën e Krasnodar. Para pak ditëve kësaj skuadre ju shty një tjetër ndeshje, ajo kundër Dynamo Moscow. Shkak ishin disa lojtarë të skuadrës rusë, që ishin prekur nga koronavirusi.
Ata ishin testuar para ndeshjes me Lokomotiv Moscow, që u zhvillua më 21 qershor. Testet e fundit i kanë nxjerrë pozitivë dhe lojtarët dhe pjesëtarët e stafit janë të detyruar të qëndrojnë të izoluar. /abcnews.al


