Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dedja: Tifozët nuk e pranojnë Play-Out, doja të shkonim në gjysmëfinale

schedule18:56 - 24 Qershor, 2020

schedule 18:56 - 24 Qershor, 2020

Trajneri i Vllaznisë, Hysen Dedja, foli menjëherë pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë për Supersport, aty ku u shpreh: “Në Shkodër mund të merrnim më tepër, pasi kryesonim 2-0. Sot patëm një rritje në lojën tonë, në fazën mbrojtëse, por kemi probleme organizimi.

Megjithatë, kam ndryshuar mendim për skuadrën time, ka filluar të hyjë përgjegjësia. Ishim më të qartë, goditja psikologjike nga Play-Out është e madhe, tifozët nuk e pranojnë. As unë me skuadrën nuk e pranojmë, duhet të dalim nga ky ngërç.

Më vjen keq që u ndëshkuam me karton të kuq. Ishte sekondi i parë i pjesës së dytë, po ta shikoni me vëmendje, ai e kap nga fanella dhe e lëshon. Në momentin që sheh që Sherri po e kap topin, kundërshtari rrëzohet dhe normalisht gjyqtari ishte gati.

Eliminimi nga Kupa? Për të thënë të drejtën, doja të kaloja në gjysmëfinale, jo se do e fitonim Kupën, por për anën psikologjike. Edhe vetë jam i kënaqur që sot u munduan lojtarët të bëjnë mirë. Ka rritje çdo lojtar në krahasim me ndeshjet tjera, koha është e shkurtër dhe të dielën luajmë prapë. Dua të ruajmë këtë gjendje fizike.

Edhe me ekipin e Bylisit, kemi marrë një penallti të paqenë, edhe goli i dytë që shënuan ata, vjen nga një faull paraprak që i shkaktohet një prej lojtarëve tanë”, tha trajneri i Vllaznisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!