Gjermania do të përballet me një valë të dytë koronavirusi nëse nuk merren masa në kohë lidhur me rastet e reja që po konfirmohen në vend. Paralajmërimi është bërë nga një virolog i lartë i vendit.
Christian Drosten, Drejtor i Institutit të Virologjisë në Spitalin Charité në Berlin, tha se është i shqetësuar thellësisht nga rritja e rasteve në vend.
“Unë nuk jam optimist se brenda një muaji do të kemi akoma një situatë të tillë paqësore siç kemi tani për sa i përket veprimtarisë epidemike,” tha Drosten.
“Në dy muaj, unë mendoj se do të kemi një problem nëse nuk i ndizni përsëri të gjithë sensorët e alarmit.”
Dorsten i bëri thirrje publikut të mbështesë autoritetet shëndetësore dhe të vazhdojë t’i përmbahet udhëzimeve për distancimin social. Ai iu referua shteteve jugore të ShBA-ve për të cilat tha se po përballeshin me një “situatë të tmerrshme” për shkak të lehtësimit të parakohshëm të karantinës.
Gjermania ka rifutur në karantinë mbi 360,000 persona ditën e martë pas shfaqjes së një vatre koronavirusi në një fabrikë mishi. /abcnews.al/