Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Werner është si Vardy, e binda unë të transferohej te Chelsea!”

schedule21:16 - 23 Qershor, 2020

schedule 21:16 - 23 Qershor, 2020

Mbrojtësi gjerman i Chelsea, Antonio Rudiger ka zbuluar se ai ishte në kontakt të vazhdueshëm me Timo Werner gjatë izolimit për shkak të pandemisë Koronavirus, për të bindur shokun e tij të kombëtares që të bashkohej me Blutë e Londrës.

“Unë kam folur me Timon edhe më parë, sepse e kemi njohur njëri-tjetrin për një kohë të gjatë”, tha Rudiger për Chelsea TV. “Ne folëm shumë gjatë izolimit dhe ai më tha se ishte i interesuar të vinte në Angli.

Sigurisht që atëherë bëra atë që duhej të bëja. Ai është një kërcënim i madh për mbrojtësit. Leipzig është një ekip më shumë sulmues, ndërsa Werner është i ngjashëm me Vardyn.

Ai ka shumë ritëm dhe nëse mbrojtësi bën një gabim dhe humbet topin, atëherë Werner e ndëshkon menjëherë”, u shpreh Rudiger. Werner do të bashkohet me Chelsean për 60 milion euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!