OBSH: Pandemia e Covid-19 vijon të përshkallëzohet, efektet do ndihen për dekada

schedule17:06 - 22 Qershor, 2020

schedule 17:06 - 22 Qershor, 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar në lidhjen e mungesës së lidershipit global, sa i përket pandemisë.

“Bota ka një nevojë të madhe për kombëtar dhe solidaritet global. Politizimi i pandemisë e ka përçarë atë, u shpreh drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një forumi virtual për shëndetin.

“Kërcënimi më i madh me të cilin përballemi tani nuk është vetë virusi, është mungesa e solidaritetit global dhe udhëheqjes globale,” shtoi ai më tej.

OBSH gjithashtu ka thënë që pandemia po vijon të përshkallëzohet dhe se efektet e saj ekonomike dhe jo vetëm do të ndjehen për dekada.

Më shumë se nëntë milion persona në të gjithë botën rezultojnë të infektuar me koronavirusin, ndërsa 471,401 prej tyre e kanë humbur betejën me Covid-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!