Australianët janë paralajmëruar që të qëndrojnë larg gjashtë zonave të rrezikut në Viktoria. Paralajmërimi vjen në një kohë që epidemia e Covid-19 në vend është “përshkallëzuar” dhe masat kufizuese shtohen më tej.
Këto gjashtë zona janë të gjitha në Melbourne – Hume, Casey dhe Brimbank, Moreland, Cardinia e Darebin.
Autoriteti kryesor i Shëndetësisë në vend, gjatë një deklarate të hënën kërkoi nga qytetarët që të mos udhëtohet në këto zona derisa situata të jetë nën kontroll.
“Është shumë e rëndësishme që të vijojmë të kemi në kontroll përhapjen e virusit,” thuhej në deklaratë.
Në javën e kaluar, në Viktoria janë raportuar të paktën 116 raste me Covid-19, 83 për qind e të gjitha rasteve të reja të konfirmuara. Prej tyre, në 87 raste virusi ishte përhapur në mënyrë komunitare.
Tashmë, gjendja e emergjencës në Viktoria është shtyrë deri më 19 korrik. /abcnews.al/