Gledi Mici nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës së Tetovës, pasi deri më tani nuk ka pasur një marrëveshje për rinovimin e kontratës. Abcnews.al mëson se mbrojtësi i majtë ka kërkuar 7 mijë euro në sezon, shifër që tetovarët nuk janë të gatshëm ta paguajnë.
Mici pëlqehet edhe nga Tirana, por kërkesat d tij financiare janë të larta. Gjithashtu, sikurse raporton “sportmedia.mk”, për të interesohen disa klube të Superligës turke.
Antalyaspor, Alaniaspor dhe Denizlispor janë klubet që e duan Micin dhe që sigurisht ofrojnë më shumë nga klubet e Superiores dhe të Maqedonisë së Veriut. Mbrojtësi deri në fund të muajit do të vendosë për të ardhmen.
Fieraku ishte titullar në dy sezone me Shkëndijën e Tetovës dhe shkëlqeu, ashtu sikurse ka bërë edhe në Superiore, duke nisur te Kamza, e më pas te Flamurtari, Kukësi e Skënderbeu. / abcnews.al

