Nesër ka zgjedhje në Serbi, Rama me mesazh të fortë për shqiptarët e Luginës

schedule14:05 - 20 Qershor, 2020

schedule 14:05 - 20 Qershor, 2020

Kryeministri Rama ka kërkuar pjesëmarrje të lartë të shqiptarëve në zgjedhjet e nesërme në Serbi, ku përmes një liste të përbashkët ata mund të arrijnë të fitojnë deri në 3 deputetë në parlament.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shprehet se një pjesëmarrje e lartë do të bënte që të kishte më shumë përfaqësi shqiptare në Parlamentin e Serbisë.

“Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumëHandshake Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë”, shkruan Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!