Një 53-vjeçar nga fshati Kallmë i Fierit rrezikon dënimin me 5 vite burg për shkak të akuzës që i është ngritur nga policia.
Ai ishte pjesë e një konflikti në fshat, për të cilin policia u informua dhe shkuan në vendngjarje për të shuar sherrin.
Por uniformat blu janë përballur me kundërshtimin dhe dhunën e 53-vjeçarit me inicialet B.B.
Ai është arrestuar dhe akuzohet për goditje për shkak të detyrës.
Njoftimi i policisë:
Goditi punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
B. B., 53 vjeç, banues në fshatin Kallmë, Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës së djeshme, pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative se në fshatin Kallmë kishte një konkflikt, në vendngjarje ka shkuar patrulla e Policisë, e cila është kundërshtuar me dhunë nga shtetasi B. B. Gjatë momentit të shoqërimit, 53-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 5 vite burg./abcnews.al