Pas 75 ditësh në spital nga koronavirusi, i moshuari përcillet me duartrokitje

schedule21:45 - 18 Qershor, 2020

schedule 21:45 - 18 Qershor, 2020

Një 83 vjeçar në jug të Floridas ka dalë pas 75 ditësh qëndrim në spital për tu kuruar nga koronavirusi. I moshuari Lorenco Rodriguez, , ishte testuar gjatë marsit për coronavirus, ku edhe ishte konstatuar se ka rezultuar pozitiv dhe se tashmë ishte prekur nga infeksioni i COVID-19.

Mediat e huaja bëjnë me dije se mjekët e kishin vendosur në komë të moshuarin derisa po merrte frymë më ndihmën e respiratorit. Situata dukej shumë serioze, por Ester Silva ishte e bindur se babai i saj do t’ia del pasi është tip luftarak që nuk dorëzohet lehtë.

“Kam qenë e bindur se babai im do ta fitojë betejën. Ai është trim, punëtor i palodhur, e dija se nuk do të dorëzohej”, ka shtuar ajo.

Rodriguez i është nënshtruar një terapie eksperimentale më 18 prill. Me kalimin e ditëve, Rodriguezit filloi t’i rikthehet forca. E pasi tejkaloi problemet me veshkë, tensionin e lartë të gjakut dhe inflamacionin në mushkëri, mjekët vendosën ta largojnë nga respiratori.

Pas 75 ditëve luftë kundër coronavirusit, Rodriguez rezultoi negativ në testin e koronavirusit dhe menjëherë është liruar nga spitali Homestead në Florida dhe është përcjellë me duartrokitje nga personeli mjeksor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!