Janë konfirmuar pozitivë për koronavriursin 6 persona të tjerë në Durrës. Abcnews.al mëson se katër janë raste kontakti ndërsa dy raste janë konfirmuar në Spitalin e Durrësit.
Gazetari i ABC News Leonidha Musaj raporton se nuk dihet nëse dy rastet në Spitalin Rajonal, janë personel mjekësor apo pacientë që kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Po ashtu, sipas tij, vatra e Kadastrës dhe ajo e fasonerisë janë drejt “shuarjes”. Të vetmet vatra aktive në vend mbeten ajo e Bashkisë dhe tashmë ajo e Spitalit të Durrësit.
Kujtojmë këtu se të mërkurën, në qytetit bregdetar u konfirmuan katër raste me Covid-19, të gjitha nga zinxhiri i kontakteve. Ndërsa, në total u regjistruan 50 raste të reja. /abcnews.al/



