Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ulet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë

schedule20:02 - 17 Qershor, 2020

schedule 20:02 - 17 Qershor, 2020

Në Kosovë janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit 77 raste me koronavirus. Krahasuar me dy ditë më parë numri i rasteve të reja ka rënë.

Gjatë dy ditëve të kaluara, me 129 dhe 141 raste Kosova shënoi rekord të rasteve të reja me koronavirus.

Ndërkohë, në total numri i të prekurve në vend që nga fillimi i pandemisë është 1.833.



Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 437 mostra, prej të cilave 77 kanë rezultuar pozitive.

Në javën e fundit ka shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, kompani tregtare dhe biznese private. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!