Brazili ka raportuar një numër rekord të infektuarish në vetëm një ditë të mërkurën.Në të njëjtën ditë kur një nga zyrtarët më të lartë të vendit njoftoi se epidemia e koronavirusit ishte nën kontroll, Brazili konfirmoi 34,918 të infektuar.
Vendi i Amerikës Latine është tashmë vendi i dytë në botë më i prekur nga koronavirusi pas SHBA-ve ku numërohen mbi 2 milion të infektuar dhe 119,158 viktima. Sa i përket Brazilit, ekspertët druhen se shifrat reale mund të jenë akoma më të larta.
Po ashtu, autoritetet e Shëndetësisë në vend njoftuan se në 24 orë u regjistruan edhe 1,282 viktima si shkak i koronavirusit.
Të martën, Wlter Braga Netto, kreu i zyrës së shefit të shtabit të presidentit, e njohur si Casa Civil, dhe një nga zyrtarët e lartë që merren me krizën, u shpreh që situata ishte nën kontroll.
“Nuk ka krizë, ne bashkohemi me dhimbjen e familjeve, por është e menaxhueshme,” u shpreh Braga Netto, gjatë një uebinari të mbajtur nga Shoqata Tregtare e Rio de Janeiro. /abcnews.al/