Mjafton Robert Lewandowski! Goli numër 31, titulli numër 30! Bayern Munich mposht 1-0 në transfertë Werder Bremen dhe shpallet kampion i Gjermanisë për të tetin sezon radhazi. Bavarezët kishin shkuar në Bremen me objektivin e qartë për të fituar dhe ia kanë dalë.
Goli i vetëm i këtij takimi u shënua në fundin e pjesës së parë, kur Robert Lewandowski kontrolli më së miri një top me kraharor dhe më pas e dërgoi topin në rrjetë. Goli i dytë mungoi, ndërkohë që për t’u përmendur është kartoni i kuq i marrë nga Alphonso Davies.
NDESHJET E TJERA – Freiburg ka marrë një fitore me mjaft vlera që e fut në zonën euro. Amir Abrashi nuk luajti asnjë minutë, por pa shokët e tij të triumfonin 2-1 kundër Hertha Berlin. Grifo ishte ai që zhbllokoi ndeshjen, por miqtë reaguan shpejt dhe barazuan me Ibisevic. Ky i fundit shënoi me penallti. Gjithsesi nuk vonoi goli i epërsisë, me autor Petersen.
Union Berlin ka siguruar qëndrimin në Bundesliga, pasi mposhti skuadrën e Paderborn me rezultatin 1-0. Një autogol i Zolinski vendosi fatet e kësaj ndeshjeje. Në fushë nga minuta e parë ishte edhe Klaus Gjasula, mesfushori i kombëtares shqiptare që këtë herë nuk u ndëshkua me karton të verdhë.
Më parë, në orën 18:30, kishte nisur Borussia M’Galdabah, që ia doli të likuidonte 3-0 skuadrën e Wolfsburg dhe për momentin është ngjitur në vendin e katërt. Hofmann dhunoi dy golat e parë, ndër Stindl, me fillimin e pjesës së dytë i mbylli të gjitha llogaritë. /abcnews.al
Die drei Abendpartien am #Bundesliga-Dienstag sind beendet: Das sind die Ergebnisse ⚽??#SVWFCB | #SCFBSC | #FCUSCP pic.twitter.com/Cmh1Ufs82L
— BUNDESLIGA (@Bundesliga_DE) June 16, 2020