Dy raste të reja me koronavrus janë regjistruar në Elbasan në 24 orët e fundit.
Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për bashkëshorten e 26-vjeçarit, banues në lagjen “Shënkoll”, administrator në një firmë në kryeqytet i cili u konfirmua dje.
Rasti tjetër është bashkëshortja e 65-vjeçarit, banues në lagjen “28 Nëntori”.
Të dy personat sipas hetimit epidemiologjik kanë pasur kontakte me persona të infektuar. Dy rastet e sotme nuk kanë lidhje me njërin tjetrin, ndërsa e çojnë numrin e të infektuarve aktivë në Elbasan në tetë. /abcnews.al/