Vjen goli i parë në ndeshjen Teuta-Tirana. Vendasit kanë zhbllokuar rezultatin në minutën e 26-të dhe autori është Emiljano Vila. 32-vjeçari realizoi një gol shumë të bukur.
Ai shfrytëzoi një top të Lorenco Vilës dhe mposhti Likën me një goditje fluturimthi. Avantazh shumë i rëndësishëm për skuadrën e Martinit, teksa këtij goli i gëzohet edhe Kukësi.
Tani pritet reagimi i bardhebluve kryesues, të cilët kanë treguar disa herë në këtë sezon se janë në gjendje për të përmbysur rezultatin. /abcnews.al
Kategoria Superiore, java 29
Teuta – Tirana 1-0
(E. Vila 26′)