Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar agjendën e tij për rikthimin në tryezën e bisedimeve me Kosovën, që pret të takohet me të dërguarin e BE-së.
“Me një politikë serioze dhe të përgjegjshme, ne kemi arritur që çështjen e Kosovës ta sjellim përsëri në tryezë, me ndihmën e fuqive të mëdha”, ka thënë Vuçiç.
Ndërkaq presidenti serb është shprehur se pas këtij takimi do të niset për një vizitë zyrtare në Moskë, e më pas në Uashington dhe shtete tjera.
Ai ka theksuar se Serbia do të ballafaqohet me një punë serioze për Kosovën. Gjithashtu kreu i shtetit serb ka ka insistuar se deri më tani nuk ka parë ndonjë propozim për zgjidhje finale të çështjes së Kosovës./abcnews.al