Vendimi erdhi shpejt, ndonëse diskutimet mbeten.
Komisioni I Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit dënoi me 15 ndeshje përjashtim nga të gjitha veprimtaritë e këtij sezoni presidentin e Vllaznisë, Alban Xhaferri.
Numri 1 I klubit shkodran e mori këtë ndëshkim shembullor pasi goditi me grusht arbitrin e katërt në ndeshjen që skuadra e tij e barazoi 1-1 në fushën e Elbasanit, në javën e dytë të Superligës.
Pamjet filmike të grushtit dolën shpejt pas sfidës në “Elbasan Arena”, ndërsa shkodranët patën pretendime të mëdha për gjykimin dhe për VAR-in sepse iu anuluan dy gola, si dhe kërkuan karton të kuq për një lojtar vendas për ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit.
Asgjë nga këto nuk ndodhën, ndërsa në fund u përjashtua me të kuq edhe trajneri I Vllaznisë, Edi Martini, I cili u dënua nga Disiplina me 6 ndeshje pezullim, si dhe Elis Dervishaj po I kuqebluve u dënua me 4 ndeshje.
Xhaferri kërkoi falje për veprimin, ndonëse në një takim me gazetarët në Shkodër kërkoi të ndryshonte sistemi I gjykimit dhe propozoi të krijohej një organizëm I përbashkët I klubeve dhe Federatës për ta mbikqyrur punën e arbitrave dhe të VAR-it.
Për Elbasanin u vendos një gjobë 100 000 lekë sepse u gjet fajtor për mosorganizimin e duhur të kësaj sfide.
Një ndëshkim e mori edhe trajneri I Dinamos, Ilir Daja.
Tekniku I njohur do të duhet të shlyejë dënimin prej dy ndeshjesh pezullim për shkak se u përpoq të sulmonte arbitrat gjatë ndeshjes së Superligës fituar 1-0 në Korçë ndaj Skënderbeut.

